Përshëndetje lexues/e të dashur. I’m back me një look tjetër për ju në rubrikën time ZHVESH. Përpara se të hidhem në detaje më thoni, cfarë e dallon një veshje Pranvere nga një veshje Vere?

Ndryshimin e bën vetëm një xhaketë. Unë personalisht gjithmonë preferoj ato të lëkurës siç mund të shihni dhe nga fotot. Qoftë një fustan veror,qoftë një pale kombinoshe verore gjithmonë mund t’i vishni dhe në Pranverë e mos dukeni “zhvesh” thjesht duke hedhur një xhaketë krahëve.

Jumpsuit-i i zi me detaje trëndafilash është i Forever21. Është nje material tepër i hollë për ditë të freskëta dhe është e pamundur ta veshesh pa hedhur diçka krahëve. Xhaketa e lëkurës është nga Pull&Bear. Një xhaketë Biker e thjeshtë që kombinohet me çdo gjë.

Kjo veshje në fakt ku mbizotëron ngjyra e zezë, kërkon këpucë me nuanca të njejta kështu unë zgjodha një palë kambale të zeza, por mund të vishja dhe një palë Converse.

Për aksesorë vendosa të isha minimaliste, kam përdorur vetëm syzet dhe një unazë. Syzet janë vintage D&G ndërsa unaza (e cila është një dhuratë ditëlindjeje nga një person very close to my heart) ështe e Swatch dhe guri që ka në mes rrotullohet pasi ka disa nuanca ngjyrash.

Epo ky ishte look-u  im për sot shpresoj ta keni shijuar të gjithë. Deri herën tjetër ju uroj ditë të mbushura plot stil.