Shohim shumë histori të familjes Kardashian, edhe në prapaskenat e jetës së tyre pas reality shoë-t ‘Keeping Up With The Kardashians’. Ato qëndrojnë gjithmonë të lirshme kur flasin përpara kamerave dhe pikërisht në një nga këto momente Kim-i ka kujtuar momentet e para kur është njohur me Kanye West.

Kim thotë se ende e mban mend momentin e çuditshëm kur e takoi Kanye për herë të parë një set-in e një video muzikore që po realizonte me Brandyn, të cilin Kim e njihte kur ishte duke dalë me Ray J. Ajo e njohu Kanye në 2002 ose 2003. Kanye po realizonte një këngë me Brandy dhe Kim ishte shoqja e saj. Asaj i kujtohet se kaloi shumë kohë me Kanye dhe ai pyeste shumë se kush ishte ‘Kim Kardashian’ pasi nuk ja dinte as emrin mirë.

Marrëdhënia e tyre si miq filloi të avanconte edhe në momentin kur ajo po divorcohej nga Kris Humphries. Pas divorcit të saj, shoqëria që Kim Kishte me Kanye e ndihmoi atë që të kalonte një fazë më të mirë dhe Kim i tha: ‘Thjesht eja në Paris, për të parë shfaqjen time të modës’.  Që në momentin kur ishin në Paris, Kimi thotë se ra në dashuri me të dhe kuptoi se ai ishte jo vetëm një mik por një person me potencial për të qenë shumë i afërt me të.