Parisi, Parisi, Parisi! E çmund të shtosh më shumë? Ëndrra e kujtdo për të vizituar ose për të qëndruar sado pak orë nën diellin Francez duke dëgjuar këngët e ëmbla të Edith Piaf e duke parë nga kulla Eifel.

Por a është të jetosh në Paris gjithmonë kështu? Po flasim për një qytet me popullsi rreth 10 milion së bashku me periferitë, dhe për qytetin më turistik të Europës për vite e vite me rradhë. Një vend që shumë e shohin si vendin perfekt për turizëm po jo për tu zhvendosur përgjithmonë.

Përse duhet ta mendosh dy herë jetesën në Paris? Pas çdo gjëje që kemi parë apo dëgjuar, duket si vendi perfekt për të ndërtuar një jetë të qetë e të bukur. Fatkeqësisht nuk mund të jetë kaq perfekte.

Njerëzit që jetojnë në Paris, flasin shumë për gjërat e bezdisshme të Parisit duke bëtë lista të gjata më atë çfarë mund të hasësh në atë qytet. Fillimisht janë Metrotë! Duhet të presësh disa minuta vetëm që njerëzit të dalin nga metroja dhe ti të hysh duke u shtyrë midis turma njerëzish. Jo vetëm kaq, edhe nëse je në rrugët e kalimit të makinave çuditërisht edhe në Paris ekziston një ‘punë’ shqiptare ku makinat nuk respektojnë semaforin, dhe me një trafik të rënduar çdo vit në atë qytet rrezikohen jetë nëse nuk je i kujdesshëm.

E pranojmë që ndërtesat dhe pranvera e Parisit janë magjike, por a ja vlen kjo magji për të jetuar në qytetin ajri i të cilit po krahasohet me ndotjen e Beijing? I cili, është një ndër qytetet më të ndotur të Europës? Nuk mendojmë kështu.

Epo, me çmime në qiell dhe bukuri të paharrueshme. Po ju lëmë ju të vendosni nëse Parisi do të ishte qyteti ku do të preferonit të jetonit.