Të rritesh duke qenë vajza e një prej supermodel-eve më të kërkuara të botës; duhet të jetë një peshë e veçantë mbi vete! Për 16 vjeçaren Kaia Gerber – CV e të cilës është e mbushur me plot eksperienca – këshillat e mamasë së saj kanë qenë gjithmonë të vlefshme.

Ja një listë e disa prej këshillave që Cindry Crawford i ka dhënë vajzës së saj:

‘Mos bëj asgjë që nuk do të bësh dhe ndiq gjithmonë instiktin’ duke biseduar për projektet dhe punët e reja që do të vijnë për të.

‘Asnjëherë mos dëgjo dikë të të mësojë të ecësh në pasarelë, as mua’

‘Qëndro gjithmonë me këmbë në tokë, edhe kur duket se mundësi që të jepet është mbi re’

‘Fjalën supermodele nuk duhet ta përdorësh kudo por duhet ta fitosh si titull, nëse e dëgjon përpiqu të kuptosh a meriton atë’.