Dihet se jo të gjithë janë pasionantë për atë çfarë bëjnë në jetë (fatkeqësisht). Ndoshta është e vërtetë se njerëzit që bëjnë me pasion punën e tyre janë më të lumtur dhe sigurisht ne e besojmë këtë.

Definitivisht është e vërtetë se punët me më shumë pasion po shtohen dhe me numrin e rritur të sipërmarrësve të rinj.Kjo sigurisht vjen me një kosto të madhe për oraret dhe mënyrën e jetesës. Një shprehje që do ta mbani mend gjatë thotë:

‘Cdo mëngjes, vij në punë, vendos benzinë dhe flakë mbi veten. Për gjithë pjesën tjetër të ditës, njerëzit duhet të shohin këtë zjarr të shuhet’

Një metaforë për të treguar se si duhet të mbajë veten çdo ditë gati për të rejat ekzaltuese të një pune të bukur dhe një dite plot energji. Benzina, në të vërtetë është një metaforë për ‘qëllimin’. Qëllimi, vendosja e një qëllimi është benzina që do të shërbejë për flakën e pasionit tek kushdo.

Nëse vjen rrotull duke pyetur njerëzit se për çfarë janë pasionantë – do kuptosh se në vërtetë ajo çfarë mungon është qëllimi. Të dëshirosh të bësh ndryshimin midis njerëzve të tjerë është një qëllim por vendosja specifike e këtij qëllimi do të ishte ana e suksesshme e arritjes të pasionit të gjithëkujt.