E kuqe dhe Valentino! Guida juaj esenciale mbi Valentino Red.

 

Është një inspirim për shumë breza tashmë – e kuqja Valentino vjen si një shade që të bën të dukesh gjithmonë mirë në mes të një turme apo në një event special.

Vetë krijuesi i Valentino, Valentino Garavani shpjegon se si erdhi ky inspirim për këtë ngjyrë. Përgjatë një mbrëmjeje në opera, ai sheh një zonjë me flokë gri në njërën prej bokseve kryesore, e veshur me një fustan të kuq velvet. Ndër të gjitha ngjyrat e veshura atë natë, ai nuk mundi ta harronte kurrë ngjyrën e këtij fustani dhe imazhin perfekt që ajo grua paraqiste në turmë.

Më pas ai filloi të mendonte se të gjitha heroinat që ai admironte si: Ava Gardner, Marlene Dietrich apo Greta Garbo vishnin ngjyrën e kuqe dhe nuk paraqiteshin aspak si gra romantike. Kështu e krijoi fillimisht Valentio esencën e koleksioneve të tij, me një prekje të ngjyrës që ai admironte një miks mes: jetës, vdekjes, dashurisë, forcës dhe dizanjit të quajtur ‘rococo’.

RED Valentino është një kompozim mes të kuqes magenta, e verdhë dhe e zezë – një rikrijim i një shade që ka tërhequr vëmendje botërore. Fustani i tij i parë i paraqitur në këtë shade u quajt ‘Fiesta’dhe ishte pikërisht ai që tërhoqi më shumë vëmendje në koleksionin ‘Shanghai’dedikuar Kinës.

Të zgjedhësh Valentino është gjithmonë esenciale, Valentino RED është spektakolare.