Shpesh duke harruar rëndësinë që ato kanë, nuk i kushtojmë rëndësinë e duhur ushqimeve të gjelbërta. Ne listuam 10 ushqimet e gjelbërta më të njohura dhe rëndësinë që ato kanë.

  1. Brokoli

Brokoli përmban vitaminat: A, C dhe K. Brokoli gjithashtu ndihmon trupin tuaj me fibër dhe folate. Gjithmonë është një zgjedhje shumë e shëndetshme. Mund të konsumohet në gjendjen që është ose i gatuar në sallatë apo supër.

  1. Spinaqi

Të gjithëve na kujtohet filmi i famshëm vizatimor Popeye dhe fuqia që ai merrte nga spinaqi. E vërtetë se sipas studimeve të hash spinaq do t’i japë trupit tuaj vitamina të mjaftueshme për të kaluar një ditë plot energji.

  1. Kiwi

Kiwi përmban vitamin të forta të nivelit C dhe E. Gjithashtu ai përmban magnez dhe potassium, sipas Iova State University. Mund ta përdorni si frut në një sallatë apo bashkëngjitur me kosin dhe çerealet e mëngjesit.

  1. Pjepër

Pjepri përmban një nga vitaminat më të rralla që mund të gjenden e cila është vitamin B6, folate dhe potassium.  Ky frut përmban edhe ujë i cili ndihmon hidratimin e trupit tuaj.

  1. Piper Jeshil

Piperët jeshil janë të pasur me vitaminën C dhe antioksidantë. Këto vitamina të ndihmojnë të mbash lëkurën të shëndetshme dhe të shërosh plagët që mund të ndodhen në të.

  1. Asparagus

Jo ndër më popullorët në vendin tonë, por asparagus është shumë i rëndësishëm për përmbajtjen e tij me fibra i cili ju mbush me energji përgjatë ditës duke bërë që ju të mos konsumoni shumë ushqim.

  1. Selino

Selinoja apo Celery në anglisht është perim i mbushur më së shumti dhe fibra dhe i lehte për tu konsumuar si snack. Selinoja përmban kalçium dhe ndihmon në ndalimin e sëmundjeve si kanceri dhe sëmundjeve të gjakut.

  1. Bizele

Bizelet që na kanë ‘detyruar’ gjithmonë nënat tona të konsumojnë kanë një përmbajtje të lartë kalciumi dhe hekuri.

  1. Rukola

Rukola është ndër më të preferuarat për tu vendosur në një sallatë të mirë për darkën tuaj. Ajo ndihmon trupin me calcium.

  1. Sallatë jeshile

Edhe përse na duket si më e përdorura dhe nuk i kushtojmë shpesh rëndësinë e duhur duhet ditur se sallata jeshile përmban calcium dhe folate, gjithashtu edhe fibra.