Kemi harruar ndonjë film në listën tonë ROASTED? Na rikujtoni filma që ju kanë bërë të përloteni!

  1. Forrest Gump

Pa dashur të bëjmë spoil por le të themi që është një nga filmat klasik që do na bëjnë gjithmonë të përlotemi.

  1. Marley & Me

Gjithmonë mund të të bëjë të qash ky film. Edhe nëse e di çfarë do të ndodh nuk e shmang dot përlotjen për këtë film. Pasi është filmi familjar më i bukur ndër vite.

  1. Titanic

A duhet të shtojmë diçka? Titanicu do të na vërë gjithmonë përpara përgjegjësive kur vjen puna tek dashuria!

  1. The Land Before Time

Momenti kur Little Foot i thotë mamasë të tij ‘Do të jem me ty edhe kur nuk mund të më shikosh’ na bën gjithmonë të përlotemi përpara disa dinosaurve të animuar!

  1. The Color Purple

Një flm që ka dy momente kryesore. Dhe të dyja momentet na bëjnë të përlotemi!

  1. Philadelphia

Sërish me Tom Hanks, një fund që nuk mund të harroet!

  1. What Dreams May Come

Ky film me aktor kryesor Robin Willimas është një histori shumë e bukur. Nuk numërohet sa herë mund ta shohësh si film dhe sërish të përlotesh nga sa emocional ai është. Na bën të gëzojmë dhe të trishtohemi si film.

  1. Up

Një film nga Disney që na bën të shpresojmë se do të arrijmë një ditë të kemi një dashuri kaq të fortë.

  1. Hollands Opus

Mr. Holland’Opus mund të shihet çdo vit dhe cdo vit të të thyejë zemrën me momentet e trishtuara që ka por sërsish ngelet një film i bukur.

  1. Moulin Rouge!

Edhe përse e dimë që në fillim se Santine do të vdesë, gjithmonë shpresojmë për një fund tjetër më të lumtur!

  1. The Green Mile

Sa herë imagjinojmë se si mund të sillet një gjeneratë e tërë aq keq me një njeri me ngjyrë na vjen të qajmë duke u zhytur në magjinë që të ofron vetëm The Green Mile.