I dimë të gjithë njerëzit që fillojnë duan kafshët e tyre më shumë se këdo. Gjithsesi, le të themi se disa njerëz e kanë çuar këtë gjë në ekstrem duke ju lënë kafshëve të tyre pasuri të tëra!

  1. Gunther 3 dhe Gunther 4

Karlotta Liebenstein i pasoi qenit të saj Shepherd Gjerman afërsisht 65 milion dollar pasuri. Ai përfitoi para dhe asete pas vdekjes së Karlottës në 1992 dhe jetoi për shumë vjet. Më pas kjo pasur e tij kaloi tek djali i tij Gunther 4 .Ai ka një limuzinë dhe një shërbëtore. Ka pishinë, veshje të shtrenjta dhe fle në dhomën ku dikur flinte Madona.

  1. Trouble

Trouble, qeni Maltez përfitoi një pasuri prej 12 milionësh pas vdekjes të pronarit të tij Leona Helmsey në Gusht 2007. Ai jo vetëm përfitoi më së shumtën e pasurisë por morri më shumë se çdo i afërm tjetër. Vëllai i pronarit morri të ardhura me kushtin e vetëm që të kujdesej për qenushin. Por familjarët më vonë arritën që me vendim gjykate të vërtetonin se Leona nuk kishte qenë në gjendje të mirë mendore kur ka marrë vendimin.

  1. Tommaso

Përralla e Tommaso-s. Ai ishte një maçok rruge i cili u adoptua nga Maria Assunta një vejushë e cila i dhuroi 13 milionë maces së zezë. Sipas qeverisë Italiane kafshët nuk mund të përfitojnë pasuri të drejtpërdrejtë poe suhër ta marrin nëpërmjet një persoi tjetër. Pasuria i shkoi infermieres Stefania, e cila do të kujdesej për maçokun.

  1. Conchita, Lucia dhe April Maria

Tre qenushët u bënë menjëherë milionerë pasi përfituan 8.3 milionë secili dhe një shtëpi në plazh nga pronarja e tyre Gail Posner. Edhe përpara vdekjes së saj qenushët jetonin si milionerë duke pasur stafin e tyre dhe jetë luksoze. Bret Carr, djali i Gail fitoi vetëm 1 milion nga mamaja e tij. Bret, e çoi çështjen në gjyq por pa shumë fat!

  1. Samantha

Në 1996, Sidney Altman vendosi një pronë 6 milionë dollar në emër të qenit të saj dhe përfshiu 350,000 dollarë në cash për Samanthën, cocker spaniel-in e saj. E dashura e tij u përcaktua si mbrojtësja e qenushes. Nëse Dana, e dashura e pronarit nuk do të kujdesej më për qenushin pasuria do të ndalonte dhe asaj do i duhej të kthehej në shtëpinë e saj.