Për të parë, Uniqlo ka më shumë shitje jashtë Japonisë. Të ardhurat e kompanisë në tre-mujorin e fundit kapën shifrat 2.3 miljard dollar, disa milionë më shumë se një tre-mujor përpara.
Sipas raportit të Quartz, Uniqlo është bërë goxha popullor jashtë Japonisë, në dekadën e fundit, po shitjet filluan të rriten vetëm 5-vjetorin e fundit. Kompania është zgjeruar çdo ditë edhe më shumë duke shpresuar të bëhet prodhuesi më i madh i veshjeve në botë. Edhe pse akoma është pas firmave si: H&M e Zara përsa i përket shitjeve, po rritet me një shpejësi më të madhe. Shitjet internacionale janë rritur 31,4% në krahasim me të njëtën periudhe, një vit më parë.
Për fatin e keq të Uniqlo, shitjet nuk kanë qenë ashtu siç pritej në SHBA. Uniqlo ka vështirësi në krijimin e popullaritetit në qytete të rëndësishme si New York dhe San Francisco.

Megjithatë tre-mujori i fundit i solli fitime rekord pas humbjeve të vazhdueshme.