Nga Venecia dhe Barcelona e deri në Ishujt Galapagos apo Taj Mahal, ja cilat janë vendet që turistët do t’i mendonin dy herë para se t’i vizitonin gjatë vitit 2018.

  • Ishulli Skye, Skoci

 

Në vitin 2017, infrastruktura e ishullit më të madh të Skocisë filloi të përkeqësohej si pasojë e numrit të madh të turistëve, të cilët në të njëjtën kohë, krijuan një trafik të pashmangshëm. Banorët e këtij ishulli filluan eventualisht të ankohen për zhurmën dhe mbipopullimin e këtij vendi.

Alternativë : Si një alternativë, ju mund të vizitoni ishujt e Rum, Muck apo Eigg.

  1. Barcelona, Spanjë

Kryeqyteti katalonas u vizitua nga 34 milionë turistë vetëm gjatë vitit 2016. Kjo rritje e numrit të vizitorëve ka shkaktuar zemërim tek banorët lokalë, të cilët organizojnë shpesh protesta sidomos kundër turistëve të dehur.

Alternativë : Pse mos zgjidhni Valencian si destinacionin e pushimeve tuaja, me një ushqim dhe kulturë që rivalizon Barcelonën.

  1. Dubrovnik, Kroaci

Pas kërcënimit se UNESCO do t’i hiqte statusin e Trashëgimisë Botërore si pasojë e mbipopullimit ekstrem, Dubrovniku ka marrë më në fund masa drastike për të ulur numrin e turistëve. Qyteti ka kufizuar në 4000 numrin e vizitorëve në ditë në fortesën e shekullit XV – nga 10.388 vizitorë gjatë vetëm një dite në gusht 2016.

Alternativë : Cavtat, që ndodhet shumë pranë Dubrovnikut dhe përbëhet nga një qytet i vjetër mjaft piktoresk si dhe plazhe të mrekullueshme, mund të jetë një alternativë e mirë nëse doni të shpëtoni prej turmave të mëdha të njerëzve.

  1. Venecia, Itali

Të lodhur nga “selfie sicks”, nga numri i madh i turistëve dhe nga anijet nëpër kanalin Guidecca, qytetarët e Venecias organizuan protesta gjatë vitit 2017 për të shprehur zemërimin e tyre. Qyteti numëron rreth 33 milionë turistë çdo vit.

Alternativë : Annecy, qytet në Francë, përbëhet nga një rrjet kanalesh, një liqen të mrekullueshëm dhe një arkitekturë mahnitëse, pa turmën e madhe të Venecias.

  1. Santorini, Greqi

Ka pak vende në botë me perëndime dielli aq magjike sa Santorini, megjithatë ky ishull i vogël i cili vizitohet nga rreth 2 milion njereëz në vit rrezikon të humbasë sharmin e tij. Kryetari i bashkisë së Santorinit ka kufizuar numrin e turistëve në 8000 për ditë.

Alternativë : Vizitoni Naxos, që ndodhet në të njëjtin grup ishujsh si Santorini dhe ofron kodra dhe plazhe të ngjashme me Santorini. Patmos është gjithashtu një alternativë ideale, me plazhe dhe restorante fantastike.

  1. Taj Mahal, Indi

Rreth 8 milion turistë vizitojnë Taj Mahal çdo vit, gjysma e të cilëve janë turistë ndërkombëtarë. Rezultati? Një eksperiencë kaotike, me turma njerëzish që duan të hyjnë në mazoleun e famshëm. Autoritetet mendojnë të rrisin çmimet e biletave në mënyrë që të ulin numrin e vizitorëve, edhe pse ende nuk dihet nëse kjo masë e tillë do të ketë vërtet rezultat.

Alternativë : Varri i Humayun në Delhi. Edhe pse më pak spektakular se Taj Mahal, mund të jetë një alternativë e mirë dhe më pak e populluar.

  1. Machu Picchu, Peru

Rreth 5000 njerëz në ditë vizituan Machu Piccu-n në vitin 2016, dyfishi i numrit të rekomanduar nga UNESCO. Së fundmi qeveria ka kufizuar oraret e vizitave në këtë vend, megjithatë ende nuk po shihen rezultatet e kësaj mase.

Alternativë : Gjithmonë e më shumë i sigurt dhe më pak i mbipopulluar nga turistët, “Qyteti i Humbur” në Kolumbi është po aq spektakular.

  1. Cinque Terre, Itali

5 fshatrat e Cinque Terre në Rivierën Italiane tërhoqën një numër prej 2.5 turistësh në 2015-ën, duke i detyruar autoritetet të kërkojnë një kufizim të këtij numri në 1.5 milion në 2016-ën, kërkesë e cila u kundërshtua. Numri i madh i vizitorëve ka shkaktuar shpesh rënie të gurëve të shkëmbinjve.

Alternativë : Vizitoni më mirë qytetin e mrekullueshëm të Portovenere, që ka relativisht më pak turistë.