“Adhuroj të vendos qëllime të ndryshme.”
Çdo dhjetor ulem dhe shkruaj në një bllok shënimesh të sapoblerë, mund të them që harxhoj 2-3 orë duke menduar se çfarë dua të arrij në 12 muajt e ardhshëm. Në tre vitet e fundit qëllimi im ka qenë i njëtjë: të lexoj 40 libra. Arsyeja pse vazhdon të jetë ky qëllimi im ësjtë sepse asnjëher nuk ja kam dalë. Gjithmonë i jam afruar por asnjëherë nuk ja kam dalë.
Për disa njerëz leximi i 40 librave në një nuk duket dhe aq i vështirë, mjafton të pyesni shokun tim të ngushtë, ka lexuar mbi 60 në vitin që do lemë pas. Për disa të tjerë duket thjesht e lamundur. Për mua është një balancë midis përpjekjes për të lexuar sa më shumë por gjithashtu nuk sunoj një numër librash më të madh se ç’mund të lexoj vërtet.
Kjo gjë filloj ne 2014, kur mbarova shkollen dhe kisha më shumë kohë. Fillimisht lexoja çdo ditë 45 minuta pasi qëllimi im kryesor ishte të mbaroja disa libra që i kisha piketuar me kohë, dhe duhet thënë që i mbarova shumë shpejtë.
Kur erdhi 2015 vendosa të rris numrim e librave të lexuar. Në 2015 lexova 28, kshuqë mbajta të njëjtin qëllim për 2016, pra 40 libra. Vitin pasardhes lexova 32, dhe qëllimi mbeti po ai, 40. Në 2017 ju afrova shumë 35,por prap nuk ja arrita kshuqë qëllimi im mbetet 40.
Por pse 40 kur nuk e arrij dot? Epo çdo vit jam përmirsuar dhe i jam afruar së tepërmi, besoj se 2018 do të jetë viti im!