Streetwear – një veshje casual e përdorur nga anëtar të veçantë të shoqërisë si të rinj rebelë dhe të rinj me kulturë suburbane.

Mendoni se përshtateni në këtë stil? Lexoni edhe pak për ta kuptuar. Streetwear është një stil që i ka rrënjët në Kaliforni dhe në kulturën Japoneze dhe bashkon element të hip-hop dhe Japonezë duke shtuar edhe pak shije të haute couture modern.

Shumë prej brand-eve që tani njihen si brand-et kryesore të Streetwear kanë filluar rrugëtimin e tyre nëpërmjet bluzave me mëngë të shkurtra ose hoodie të gjëra.

Sipas Tommy Hilfiger është veshje sportive dhe ushtarake në të njëjtën kohë, nuk mund të përkufizohet vetëm si veshje hip-hop apo veshje skateboard, i ka të dyja!

Trash and Vaudeville ishte krijuesi i parë i dyqanit streetwear në Jersey City dhe solli një ndryshim në skenën e Skateboard të amerikës në rrugët e Kings dhe Queens në Harlem.  Bashkangjitur ndodhet një seri me imazhe të marra nga ekspozita ‘Kjo nuk është modë: Streetwear në të Shkuarën, të Tashmen dhe të Ardhmen’ e cila ndryshoi perspektivën e shumë personave mbi këtë stil.