Sërish në bashkëpunim me Petra Collns, Gucci ka publikuar filmin më të ri që promovon të gjithë shërbimin DIY që kjo firmë ofron. Projekti bazohet në vitet 70’ dhe inspirohet nga vetë stili i filmave që krijon Petra.

Filmi është një ëndërr rock’n’roll, një ëndërr me çizme të arta, bluzën Elton John, makineri Pinball dhe letra muri që na japin totalisht vibe-n e viteve 70’!