Instalacioni më i fundit nga Dezeen x MINI Living tregon një seri propozimesh për krijimin e mikroshtëpive brenda betonierëve për ujin. E quajtur ndryshe si ‘OPod Tube Housing, është një koncept i krijuar nga Studio në Hong Kong me drejtim të James Laë Cybertecture për të transformuar disa betonierë uji në shtëpi të përkohëshme me të gjitha mjetet e duhura për të jetuar si kuzhina, banja dhe hapësirë ndenje.

Ideja është që këto struktura tubulare do të rivendosen në hapësirë urbane të pashfrytëzuara duke u vendosur mbi njëra tjetrën për të qenë sa më efiçentë në përdorimin e tokës urbane. Për të provuar se ky koncept mund të funksionojë, studio-ja arkitekturore ka ndërtuar një prototip të kësaj shtëpie.