Videon mund ta gejni këtu!

Duke studiuar në një klasë ku 95% e shokëve të klasës janë meshkuj, e deri tek ndërtimi i ëndrrës së saj kjo është historia e të qenurit një pilote femër në një botë ku ato pothuajse nuk ekzistojnë.
Fatima Shafi është ajo që tregon këtë histori dhe si u dashurua me aeroplanët që përpara se të hipte në një të tillë. Tashmë ajo quhet një pilote, por për të arritur këtë titull ju desh të kalonte shumë sidomos dhe për faktin se është lindur në një familje Pakistaneze me rregulla shumë strikte për vajzat.
Pasi u rrit, ajo vendosi të studionte për inxhineri duke ju bashkuar me përpjekje Pakistan Air Force. Jetoi në SHBA derisa ja doli të tregonte se në qiell dhe në pasion nuk ka asnjë kufi.