Për herë të parë shkencëtarët kanë arritur të  klonojnë primatë duke përdorur të njëjtën teknologji të komplikuar që krijoi delen Dolly në vitin 1996. Shencëtarët e Shanghait krijuan dy majmunë gjenetikisht identikë. Emrat e tyre janë Hua Hua dhe Zhong Zhong, një verison i fjalës ‘Zhongua’ që në gjuhën kineze do të thotë “kombi kinez” ose”populli”. Ky nuk është rasti i parë i klonimit të primatëve. Në 1999 shkencëtarët krijuan majmunin Tetra por duke përdorur një teknikë të ndryshme, më të thjeshtë.

Por krijimi i këtyre klonëve nxit edhe çështje etike. Njerëzit bëjnë pjesë në familjen e primatëve. Me lindjen e majmunëve, shkencëtarët kanë thyer tashmë një barrierë, që do të thotë se në teori, kjo teknikë mund të aplikohet edhe tek njerëzit. Megjithatë shkencëtarët krijues janë shprehur se nuk kanë për qëllim të provojnë këtë teknikë tek njerëzit dhe se rezultatet e tyre duhet të nxisin një debat më të gjerë mbi normat dhe ligjet rreth klonimit të qenieve njerëzore. Ndërkohë, të gjithë duket të jenë ‘gjithë sy e veshë’ për të parë se si Zhong Zhong dhe Hua Hua do të zhvillohen fizikisht dhe mendërisht.