Dimri. Ditët e Dimrit janë ditë të cilat i presim vetëm për një arsye: rehatia dhe ngrohtësia brenda 4 mureve të shtëpisë sonë.
Krishtlindjet afrojnë, temperaturat janë të ulëta. E vetmja gjë që dëshirojmë është të shohim filma, të hamë gjëra të ëmbla dhe të mos lëvizim.
Por ajo që në harrojmë është se sezoni i Dimrit, si çdo stinë tjetër, ka nevojë për gjithësecilin nga ne të ketë energji të vazhdojë ditën dhe rutinën, duke ditur që është edhe një sezon i cili duhet të punojmë më fort, si në shkollë apo punë.
Nuk është shumë e thjeshtë të kesh aq shumë energji dhe motivim në këto ditë të ftohta. Unë e kam gjetur një mënyrë rutinë e cila të ndihmon të jesh shumë produktiv dhe i lumtur gjatë kësaj stine.

E gjitha lidhet me mënyrën si organizon ditën.
Së pari, sado e pabesueshme, gjithçka fillohet me një bllok planifikues.
Blloku do përmbajë në çdo faqe ditë e javës për çdo muaj përkatës.
Më e mira është të niset me një plan të vogël për vaktet e ditës.
Nën tabelën e ushqimeve, mund të shënohet plani specifik i ditëve apo aktiviteteve.

Kjo më ka ndihmuar mua personlisht në mënyrë kategorike.

Zgjimi i mëngjesit: gjëja më e vështirë që mund të bëhet në Dimër.
Kjo lidhet me fjalitë që kam përmendur më sipër. Duke pasur një ditë të organizuar, rrjedhimisht, të del koha për shumë gjëra, dhe mund të jesh në kohë të flesh herët.
Tundimet e orëve të vona janë të papara, por, nuk duhet harruar sa e rëndësishme është të çohesh i freskët ditën tjetër, ku çdo punë të cilën duhet të përmbushësh, ta përmbushësh me sukses.

Përsa i përket tabelës ushqimore, do doja tju sygjeroja vaktin më të rëndësishëm të ditës: mëngjesi!

– Tërshëra e zier. Mmmm. Tërshërë e zier në ujë, e mixuar me fruta të freskëta të sezonit, dhe fara të preferencës, është padyshim një mëngjes tepër i shëndetshëm, i cili të bën të ndihesh i ngopur, dhe ka kaloritë e duhura. Dhe mbi të gjitha, është i shijshëm.

– Një mëngjes tjetër i freskët, janë tasat “Acai”.
Frutat më të mira të stinës, ndoshta dhe jo vetëm, pas një nate në ngrirje, mixohen në makinerinë përkatëse, dhe marrin trajtën e akullores. Pasi derdhet në tas, për të plotësuar shijen, mund t’i hidhen fara apo edhe fruta të dëshires. (Kjo është padyshim e preferuara ime, mund të gjeni edhe receta në blogun tim: tielmistique.blogspot.al)

Dhe për shoqërim, një gotë kapucino apo kafe, apo edhe çaj, është ideale.

Do thoja këto dy alternativë të mëngjesit, janë perfekte.

Love,
T.