Casey Neistat, një nga personazhet më të njohur të viteve te fundit nga platforma e youtube.
Ai lindi para 35 vitesh në Connecticut, në moshën 15 vjeçare ai hoqi dorë nga shkolla pasi mendonte se nuk bënte për të. Në moshen 17 vjeçare u bë baba per herë të parë. Nga mosha 17 deri 20 vjeç jetoj në një rulotë, derisa në moshën 20 vjeçare realizoj një nga ëndrrat e tij më të mëdha, të jetonte në New York. Duhet thënë që fillimet e tij në New York ishin vërtet të vështira, ai jetonte në një dhomë të vogël bashkë me djalin e tij të vogël.
Por edhe pse në vështirsi aq të madhe ai kishe një pasion madhor, videografinë. Këtë pasion e kishte të përbashkët me vëllain e tij dhe së bashku prodhuan një sër videosh. Në vitin 2008 ai i shiti kanalit HBO një serial te quajtur “Neistat Brother” prej 8 serish, për 2 mln $. Në vitin 2010 ai vendosi të hap një kanal në youtube ku fillimisht postonte video rreth çështjeve të ndryshme në New York. Në vitet në vijim ai ishte imazh ne reklama te kompanive si Nike, Mercedes Benz, J.Crew, Google etj.
Hapin e madh në karrierën e tij e hodhi në vitin 2015 kur vendosi të bëj “Daily Vlogs” , pra të regjistroj jetën e tij të përditshme. Ai vazhdoj te bënte daily vlogs per dy vite rresht dhe duhet thënë që ai bëri një revolucion të madh në këtë kategori, prej stilit të tij të veçant. E rëndësishme për të esht historia që transmetohet gjatë një video, dhe jo kamera,mikrofoni apo dritat e përdorura, dhe ai këtë gjë di ta bëjë shumë mirë.
Në vitin 2016 u shpall youtuber-i i vitit, kurse sot e kësaj dite kanali i ti ka 8.5 mln ndjekës dhe pothuajse 2 mld shikime.
Në vitin 2015 ai krijoj një aplikacion të quajtur Beme,që praktikisht do konkurronte instagramin por që nuk shkoj siç pritej, dhe pas disa ndryshimesh ,në vitin 2016 CNN bleu Beme nga Casey Neistat për 25 mln $ , edhe pse CNN dhe Neistat vazhdojnë të bashkpunojnë.
Në vitin e fundit ai gjithashtu ka një bashkpunim shumë të ngushtë me gjigandin Samsung.
Ai aktualisht jeton ne New York me gruan e tij Candice dhe vajzen e tij të vogël Francine, ndërsa djali i tji 19 vjeçar Owen ndjek studimet.
Casey Neistat është një nga personazhet më të rëndësishëm ne mediat sociale dhe definitivisht do vazhdoj të jetë!