E mërkura grunge.
Të gjithë e duam modën e viteve 70,80 por vitet 90 janë vitet të cilat kanë shumë influencë midis blogerëve në të gjithë botën. Kombinoshet, xhinset me bel të lartë, xhinset me bel të ulët cowboy, kuadratat, bluzat me banda, unazat e mëdhaja, janë disa nga trendet kryesore të këtyre viteve, që janë kthyer sërish në 2017 dhe do të vazhdojnë dhe kete vit.
Për këtë të mërkurë, kam zgjedhur një look shumë të errët ku mbizotron ngjyra e zezë (e preferuara ime), por të thjeshtë dhe shumë të lehtë për ta rikrijuar.
Veshja ime konsiston në pantallona me bel të ulët cowboy të cilat janë material kadife, perfekt për periudhen e dimrit. Në verë mund të zëvëndësohen shumë lehtë nga disa xhinse të holla të të njejtit stil.
T-shirti i zi me mëngë të shkurtra ka të stampuar American Horror Story, dhe nëse e keni parë serialin jam shume e sigurt që e adhuroni dhe besoj se dhe ju mendoni që tematika përshtatet me veshjen time. Poshtë t-shirtit kam zgjedhur të vesh një bluzë të shkurtër (crop top) rrjetë, për ta bërë të qartë look-un “grunge”. Përsa i përket këpucëve kam zgjedhur një palë kambale të zeza me lidhëse të bardha.
Duke kaluar te detajet ose më saktë te aksesorët, në fillim kemi rripin e zi me togëz ngjyrë floriri, e thjeshtë dhe e kombinueshme. Si aksesorë të tjerë kam zgjedhur syzet ngjyrë rozë, të cilat më kujtojnë pikërisht vibe-t e viteve 90. Më tej kam zgjedhur disa vëth rreth, ngjyrë floriri për të balancuar veshjen dhe qershia mbi tortë janë unazat (te cilat janë nje dashuri e imja), dhe në fakt anojnë nga ngjyra e argjendtë.
Nuk mund të lë pa përmendur dhe studion e mrekullueshme te designit (@_wowdesignstudio) në të cilën zhvilluam këtë set fotografik, i cili i dha fotove një atmosferë tepër unike, sepse mobilimi i brendshëm i ktij ambienti ishte i vecantë dhe përshtatej totalisht me cdo gjë. Gjithashtu, esenciali i gjithë këtij seti është fotografja dhe një nga shoqet e mia më të mira (@osmadelani) që totalisht meriton një përshëndetje për punën/artin e paparë që ka bërë me mua.
Epo, kaq nga unë për sot, shpresoj t’ju pëlqej veshja që zgjodha për ju, dhe deri në postimin tjetër ju uroj ditë të mbushura me stil!
– S